Gjej zgjidhjen sipas punës
Brendet që gjeni tek ne
Programues profesional nga Magicmotorsport për leximin dhe shkrimin e njësive të motorit (ECU) dhe të transmisionit (TCU). Përdoret për riparimin e moduleve elektronike dhe optimizimin e performancës së automjetit.
Programues ECU dhe TCU për lexim dhe shkrim përmes OBD, Bench ose Boot, sipas njësisë së mbështetur. Ofrohet si Master ose Slave; varianti Slave bashkëpunon me Master-in përkatës. Përditësimet e AutoTuner ofrohen pa abonim periodik.
Programues profesional nga DFB Technology për leximin dhe shkrimin e njësive të motorit ECU dhe transmisionit TCU. Punon përmes OBD, Bench dhe mënyrave të hapura Boot / JTAG, sipas njësisë dhe konfigurimit të aktivizuar.
Programues për lexim, shkrim dhe klonim të njësive ECU/TCU të mbështetura, si dhe punë me memorie EEPROM dhe procesorë MCU. Zgjidhje tavoline për specialistët e elektronikës së automjeteve dhe moduleve IMMO.
Versioni Full për vetura dhe motoçikleta: ECM + TCM + BODY. Për lexim, shkrim, klonim dhe rikuperim të njësive elektronike të mbështetura, me udhëzime lidhjeje sipas protokollit.
Programues profesional ECU me bazë në kompjuter, për lexim, shkrim dhe klonim të njësive të mbështetura në vetura, motoçikleta dhe mjete komerciale.
Programues CG FC200 për punë me njësitë ECU të mbështetura përmes softuerit në kompjuter. Përdoret për lexim, shkrim dhe kopje rezervë; funksionet dhe lidhjet ndryshojnë sipas njësisë, adapterëve dhe licencës.
Programues për çelësa dhe imobilizator FBS3. Mbështet edhe rivendosjen (Renew) të disa njësive ECU dhe të transmisionit EGS 7G, sipas modulit dhe softuerit.
Interface programimi MPPS V18 me lidhje USB / OBD për punë me njësitë ECU të mbështetura.
Interfejs për lexim dhe shkrim të ECU-së përmes OBD dhe, sipas konfigurimit, kabllos Tricore/Boot. Kontrollo variantin dhe mbështetjen e ECU-së para punës.
Modul profesional LAUNCH për programim çelësash dhe sisteme IMMO. Mundëson lexim e shkrim të çipave, EEPROM dhe MCU, si dhe punë me module ECU/TCU të mbështetura. Përdoret me pajisje X-431 të përputhshme; funksionet varen nga automjeti dhe konfigurimi.